Futbollisti i La Ligas diagnostifikohet me kancer

Futbollisti i La Ligas diagnostifikohet me kancer

21 vjeçari, që debutoi në La Liga në vitin e kaluar, do t’i nënshtrohet një operacioni të martën e ardhshme, transmeton Koha.net shkrimin e Goal.

Presidenti i klubit, Josu Urrutia dhe shefi mjekësor i klubit, Jotxean Lekue kanë mbajtur një konferencë për media sot me ç’rast kanë konfirmuar diagnozën si dhe kanë shprehur admirimin për qasjen e duhur të lojtarit.

“Gjatë ditës së enjte Yeray ka pasur disa teste mjekësore që kanë zbuluar tumor në një nga testikujt e tij. Kjo ka nevojë për një operacion që do të ndodhë në javën e ardhshme. Lojtari është në rregull, i fortë, dhe i qetë. Ai ka treguar maturi, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ai është optimist, dhe ne jemi gjithashtu”, është shprehur Lekue.

Që nga konfirmimi i këtij lajmi. Yeray ka marr mbështetje të madhe nga klubet rivale se dhe bashkëlojtarët e tij.

Shpërndaje në: