Futbollisti milioner, nëna i jeton në varfëri (Foto)

Futbollisti milioner, nëna i jeton në varfëri (Foto)

Anësori i Manchester City nuk ka raporte të mira me nënë e tij, Rocio Agudo Duran, pas mos pajtimëve të tyre.

29-vjeçari thuhet se i ka kërkuar nënës së tij që të kërkojë lëmoshë për të mbijetuar, raporton The Mirror.

Rocio ka thënë se po përpiqet ta rindërtojë jetën e saj me fëmijët binjakë gjashtëvjeçarë, Candela dhe Jesus, pasi me vite të tëra kishte qenë e varur nga heroina, kishte qëndruar në burg dhe ishte marrë me prostitucion.

“Nëse dëshiron të lypësh jashtë ndonjë supermarketi, bëje. Dhe nëse dëshiron të vjedhësh, vidh”, e ka cituar ajo t’i ketë thënë djali i saj.

Nolito, emri i vlertët i të cilit është Manuel Agudo Duran, është rritur nga gjyshërit e tij. Ai ia kishte paguar qiranë nënës së tij për një kohë, ndërsa qëkur nuk po ia paguan, Rocio po jeton në një objekt të braktisur në Sanlucar de Barrameda, në jug të Spanjës.

“Jam e sigurt se asnjë nënë e ndonjë futbollisti të Ligës Premier nuk jeton si unë. Hyra në shtëpinë ku jam tash në tetorin e kaluar, pasi Nolito ndaloi të ma paguante qiranë…”.

“Por, jam e tmerruar se mund të më nxjerrin në rrugë në çdo kohë, me dy fëmijë të vegjël, ndërsa nuk kam ku të shkoj”, ka thënë ajo.

Nolito është transferuar këtë verë në fubtollin anglez tek gjigandi Manchester City nga Celta Vigo. /Periskopi.com

eeee

Shpërndaje në: