Futbollisti norvegjez që luan në Turqi: Banoj në katin e 14’të, përjetova tmerrin

Futbollisti norvegjez që luan në Turqi: Banoj në katin e 14’të, përjetova tmerrin

Futbollisti norvegjez i Adana Demirspor, Fredrik Gulbrandsen ndau përvojat e tij në kohën e tërmetit me llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Gulbrandsen tha se banesa ku ai jetonte ishte në katin e 14-të të një pallati 15-katësh; “Kam përjetuar diçka surreale. Është e pamundur të përshkruaj sa i frikësuar isha, sa i tmerruar isha. Po flija dhe u zgjova me forcën e lëkundjes.

Dridhja bëhej gjithnjë e më e fortë. Sapo fillova të lëvizja – nuk munda te ngrihesha dhe rashë nga krevati. Pasi perfundoi termeti kam vepruar me instinkt mbijetese. Mora shpejt disa rroba dhe zbrita. Ndërsa zbrita, mendova, ‘Ndërtesa do të shembet tani. Me çdo hap që zbrisja, mendoja, ‘Ndërtesa do të shembet tani”, shkroi ai.

Duke thënë se ende nuk e ka kapërcyer ndikimin e tërmetit, sulmuesi norvegjez shtoi;

“Isha i traumatizuar. Jam akoma i prekur nga tërmeti. Mendova se do të vdisja. Nuk mund ta fshij lëkundjen e ndërtesës nga koka. Është sikur të isha në një varkë dhe të më kapë një stuhi e madhe. Ka kaq shumë shkatërrime në zonë. Mendja ime është tek njerëzit e prekur. Është një eksperiencë shumë e vështirë. Edhe ata që dalin të gjallë janë të traumatizuar. Është e veshtirë që jeta të kthehet në normalitet”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: