Futbollisti peruan me emrin Osama VinLaden ka një vëlla që quhet Saddam Hussein

Futbollisti peruan me emrin Osama VinLaden ka një vëlla që quhet Saddam Hussein

Kur mendoni për futbollistë që kanë lindur në vitin 2002, janë disa që menjëherë të sillen në kokë.

Një prej tyre është Ansu Fati, i cili shënoi për Barcelonën në Champions League të martën, dhe një tjetër është Eduardo Camavinga, francezi i cili shënoi në debutim me Kombëtaren si 17-vjecar, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, është edhe një tjetër që ka lindur në vitin 2002.

E ai është futbollisti nga Peru me emrin Osama VinLaden Jimenez Lopez.

Po, e lexuat si duhet, tinejxheri i pafat është emëruar sipas terroristit famëkeq që u vra nga ushtria amerikane në Pakistan, më 1 maj të vitit 2011.

Për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, V shqiptohet me një B në spanjisht, që e bën emrin edhe më identik me terroristin.

Osama Vin Laden

”Kur Osama Bin Laden rrëzoi Kullat Binjake, emri ishte tërë kohën në lajme dhe unë linda më 7 tetor, 2002,” ka thënë VinLaden.

”Nuk ka njerëz të tjerë me këtë emër. Kam kaluar nëpër këtë situatë dhe duket normale. Në fanellë më shkruan Osama. Mendova ta ndryshoja emrin, por tash jam i qetë.”

Por kur mendonim se storia nuk mund të bëhej më e cuditshme, ai zbuloi emrin e vëllait të vetë.

Osama VinLaden

Peruani vazhdoi: ”Emri i vëllait tim është Saddam Hussein dhe babai im dëshironte t’ia linte emrin fëmiut të tretë George Bush, por ishte vajzë.”

Por pse babai i tij i emëroi fëmijët me emra të figurave të njohura? Epo, tradita peruane mund të ketë pasur rol këtu.

E zakonshme është që në Peru prindërit t’i emërojnë fëmijët sipas figurave të famshme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: