Futbollisti i United ‘godet’ Mourinhon: Je i njëjtë me Van Gaal
Holandezi thotë se trajneri i United, Jose Mourinho është shumë i ngjashëm me trajnerin paraprak, Louis van Gaal.
Ky i fundit u shkarkuar muaj më parë nga pozita e trajnerit te gjigandi nga Old Trafford.
“Ai është shumë i ngjashëm me Van Gaal, kur është fjala për angazhimin e tyre për ekipin”, deklaroi Blind.
“Ata kanë punuar së bashku dhe unë mendoj se kjo nuk është rastësi”, shtoi ai.
Mourinho është kritikuar nga shumë tifozët të Manchester United për formën e dobët në këtë sezon, për dallim prej pritshmërive. /Periskopi.com



