G7 dënon aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia, paralajmërojnë sanksione të reja

G7 dënon aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia, paralajmërojnë sanksione të reja

Ministrat e Jashtëm të G7 kanë dënuar aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga presidenti rus, Vladimir Putin, duke thënë se retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë nuk do i shpërqendrojë apo largojë nga mbështetja e Ukrainës, për aq kohë sa është e nevojshme.

“Përpjekjet e Presidentit Putin për të inkorporuar rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhya në territorin e Federatës Ruse përbëjnë një pikë të re të ulët në shkeljen flagrante të ligjit ndërkombëtar nga Rusia dhe një shembull tjetër të shkeljeve të papranueshme të Rusisë të sovranitetit të Ukrainës, Kartës së OKB-së dhe parimet dhe angazhimet e përbashkëta të Aktit Final të Helsinkit dhe Kartës së Parisit. Ne kurrë nuk do t’i njohim këto aneksime të supozuara, as “referendumet” e rreme të kryera me armë”, thuhet në deklaratën e përbashkët, transmeton Klankosova.tv.

Grupi i fuqive të mëdha i bëri thirrje shteteve tjera që të refuzojnë ekspansionizmin brutal të Rusisë, përpjekjet e saj për të mohuar ekzistencën e Ukrainës si shtet i pavarur dhe shkeljen flagrante të normave ndërkombëtare që garantojnë paqen ndërkombëtare,

Në reagimi e G7 – nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, u paralajmërua se do të vazhdohet vënia e sanksioneve ndaj akterëve që mbështesin invazionin rus.

“Ne do të imponojmë kosto të mëtejshme ekonomike për Rusinë, dhe për individët dhe subjektet – brenda dhe jashtë Rusisë – që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për këto shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ne jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për të drejtën e Ukrainës për t’u mbrojtur kundër luftës së agresionit të Rusisë dhe të drejtën e saj të padiskutueshme për të rimarrë territorin e saj nga Rusia”.

Krejt në fund, G7 tha se Rusia duhet të ndalojë menjëherë luftën e saj të agresionit, të tërheqë të gjitha trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga Ukraina dhe të respektojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

“Ne ripohojmë se rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhya si dhe Krimea janë pjesë integrale e Ukrainës”.

Shpërndaje në: