Gabimet e prindërve të cilat dobësojnë sistemin e imunitetit te fëmijët

Gabimet e prindërve të cilat dobësojnë sistemin e imunitetit te fëmijët

Ekzistojnë mjaft dëshmi që fëmijët të cilët shpesh janë sëmurë në fëmijëri, posaçërisht në se kanë pasur temperatura të larta gjatë atyre episodeve, më vonë më rrallë sëmuren nga sëmundjet serioze, duke përfshirë edhe ato malinje

Sistemi i imunitetit të fëmijëve është në zhvillim, ndërsa shkalla e lartë e funksionalitetit arrihet vetëm rreth pesë vjetësh.

Posaçërisht është i pazhvilluar funksioni i rruazave të bardha të gjakut (neutrofilet), si edhe krijimi i antitrupave kundër shkaktarëve të shumtë të sëmundjeve.

Me shkuarjen në kolektiv, arrihet deri te kontakti me fëmijët e tjerë, këmbimi i shkaktarëve të ndryshëm dhe sëmundja e shtuar. Mirëpo, kjo i ka edhe anët e veta pozitive.

Për funksionimin e sistemit të imunitetit është e domosdoshme që ai vazhdimisht të jetë aktiv, të ushtrojë siç ushtrojnë sportistët.

Mungesa e stimuluesve (pastërtia e tepruar), çon deri në zvogëlim të funksionimit të sistemit të imunitetit.

Njerëzit nuk janë paraparë në mënyrë evolucionare që të jenë të pastër, të parët tanë nuk janë larë çdo ditë. Njerëzit shpesh kanë pasur parazitë. Pastërtia e tepruar çon deri në shfaqjen e sëmundjeve të shumta, për shembull, dushi i shpeshtë mund të shkaktojë ekzemën.

Mjafton të shikohet harta e botës, dhe të shihni që atje ku ka parazitë dhe ku njerëzit janë të ndyrë, nuk ka sëmundje moderne të Perëndimit (alergjitë, sëmundjet autoimune, diabeti etj.).

Kjo nuk do të thotë që nuk duhet larë duart para ngrënies, por që higjiena patjetër duhet të reduktohet në masën e kuptueshme.

Nxjerrja e fëmijëve jashtë në mot të ftohtë deri në një orë në temperaturat deri minus 10 gradë Celsius, stimulon sistemin e imunitetit. Ngjashëm është edhe efekti i temperaturave të larta.

Hulumtimet kanë treguar që qëndrimi në saunë deri në një orë në ditë, stimulon sistemin e imunitetit, ndërkaq më shumë se një orë mund të ketë pasoja negative në organizëm.

Fëmijët duhet nxjerrë në mot të ftohtë, duhet që të luajnë jashtë. Te aktivitetet fizike nga muskujt lirohet cikotina, interleukina 6, që stimulojnë shkëlqyeshëm sistemin e imunitetit.

Shpërndaje në: