Gabimet që duhet të shmangni në përfundim të një marrëdhënieje

Gabimet që duhet të shmangni në përfundim të një marrëdhënieje

Jo gjithmonë një marrëdhënie mund të zgjasë në kohë. Disa peripeci, mënyra të ndryshme të të menduarit, të vepruarit, mund ta shtyjnë njërin nga partnerët t’i japë fund një marrëdhënieje.

Kur i japim fund një marrëdhënieje përpiqemi të gjejmë një shpjegim racional për atë që ndodhi. Ky proces mendimi çon në gabime që pengojnë paqen.

Gabimet që duhet të shmangni në përfundim të një marrëdhënieje:

1) Ndoshta është faji im

Njerëzit ndryshojnë. Kur një person e kupton se nuk ka më dëshirë të qëndrojë në një marrëdhënie është më mirë t’i jepni liri sesa të jetoni në robëri sentimentale. Nëse partneri ju braktis, nuk është faji juaj!

2) Dua shpjegime

E vërteta vështirë të pranohet. Arsyet janë shumë të thjeshta dhe në thelb ju i dini: partneri nuk ju do më si më parë, jeni më pak emocional me njëri-tjetrin. Ai ka vendosur të mos e vazhdoni më rrugën e jetës së bashku. Për çfarë arsye? Thjesht kjo ndodh.

3) Të kthehemi sërish

Mos u mundoni të rindërtoni një marrëdhënie, pasi ajo nuk do të zgjasë.

4) Unë do të mbetem vetëm

Mos kërkoni që të qëndroni me partnerin vetëm pse nuk dëshironi të mbeteni vetëm. Ky do të jetë një poshtërim për ju në një marrëdhënie të dështuar. Lypja e dashurisë është shumë e dëmshme.

5) A mund të jemi ende miq?

Mos u mundoni të ruani miqësinë me çdo kusht, do të jetë shumë e dhimbshme të mësoni se si vazhdon jeta e tij pa ty.

Mos i humbni shpresat! Vazhdoni përpara! “Pas stuhisë gjithmonë del dielli apo edhe ylberi”.

Shpërndaje në: