Gani Geci jep kushtrimin: Jam në dispozicion për ushtar të Qeverisë

Gani Geci jep kushtrimin: Jam në dispozicion për ushtar të Qeverisë

Duket se ngjarjet e fundit në veri të vendit, e kanë prekur edhe politikanin dhe ish ushtarin e UÇK-së, Gani Gecin.

Geci me anë të një statusi në Facebook ka shprehur gatishmërinë e tij që sërish të vihet në dispozicion në mbrojtje të vendit.

Ai ka treguar se në vitin 1998 kishte thënë haptas se “nuk ishte ushtar i Bujar Bukoshit, por ishte ushtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Statusi i plotë:

Të dashur miq, në vitin 1998  në një takim me disa krerë të UÇK-së, në fshatin Rezall kam pas deklaruar haptas se unë nuk jam ushtar i Bujar Bukoshit, por jam ushtar i  Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe pse tani jam rreth 23 vite më i vjetër edhe tani po e përseris të njejtën. ”Unë nuk jam ushtar i Albin Kurtit, por jam në dispozicion të bëhem ushtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në: