Gani Koci bënë ditur se a do ta zëvendësoj  Çollakun në Ministrinë e Integrimeve

Gani Koci bënë ditur se a do ta zëvendësoj  Çollakun në Ministrinë e Integrimeve

Pas dorëheqjes së Bekim Çollakut nga detyra e ministrit të Integrimeve Evropiane, u përfol për Gani Kocin, zëvendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, në ardhje të kësaj pozite.

Por, është vet Koci ai që e mohon një gjë të tillë.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se kjo nuk është gjë tjetër pos spekulim.

“Jo,jo këto krejt janë spekulime. S`ka asgjë të vërtetë”, është shprehur ai.

Koci madje ka anashkaluar çdo mundësi që ai të jetë në pozitën e ministrit të Integrimeve. Ai ka thënë se nuk do ta pranonte këtë post edhe sikur t`i ofrohej.

“Nuk do ta pranoja. Kam arsyet e mia sigurisht”, ka thënë Koci.

Ndryshe, pas kalimit të Çollakut në pozitën Shef i Kabinetit të Presidentit, ende nuk dihet se kush do të jetë në krye të Ministrisë së Integrimeve Evropiane

Shpërndaje në: