Gani Krasniqi i VV’s ankohet në PZAP, dyshon se iu vodhën votat brenda partisë

Gani Krasniqi i VV’s ankohet në PZAP, dyshon se iu vodhën votat brenda partisë

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 5.055 vota.

Numri i vogël i votave ia ka pamundësuar që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.

Krasniqi pas zyrtarizimit të rezultateve nga KQZ, është ankuar në PZAP me arsyetimin se me votat e tij ka manipuluar dikush nga komisionerët.

Veprimtari i kahmotshëm i VV-së, në një prononcim për Periskopin nuk i quan ‘’vjedhje’’ votat për të cilat dyshon se dikush ka manipuluar me to.

‘’Unë e kam një dyshim që ndonjë i pandërgjegjshëm, ka luajtur me votën. Ka shmangie të votës nga ndonjë individ i caktuar. Unë këtë e bëj për ta ruajtur pastërtinë e VV-së dhe njerëzve që e drejtojnë’’ tha Krasniqi.

Krasniqi, akuzon komisionerët për shmangie të votës dhe megjithëse këta të fundit janë të dërguar nga partitë politike, ai këtë gjë e mohon duke thënë se janë komisioner të shtetit.

Duke mos dashur ta akuzojë partinë e tij për ‘’luajte’’ të votës ashtu siç e quan Krasniqi, vazhdon të deklaroj se këta komisioner janë të shteti respektivisht të KQZ-së.

‘’Më shkon mendja se ka shmangie të votave dhe natyrisht e di se me punë jo të mira nuk luftohet e keqja. E keqja luftohet vetëm me punë të mira. Komisionerët janë punëtorë të administratës së shteti, pavarësisht se i çojnë partitë. Komisionerët ka edhe të VV edhe të partive tjerë, e ata janë administrator të shtetit. Për ato tri katër ditë e derisa të kryhet janë administrator të shtetit të KQZ-së’’, përfundon Krasniqi.

Gani Grasniqi ka qenë ish i burgosur politik, komandant i UÇK-së në Malishevë gjatë luftës dhe është babai i dëshmorit, Labinot Krasniqi.

Ai është i angazhuar politikisht edhe në Lëvizjen Vetëvendosje tash disa vite. Më parë ai ka qenë kryetar i Komunës së Malishevës.

Krasniqi është njëri nga të ftuarit e Gjykatës Speciale për të dëshmuar për krime lufte./Periskopi/

Shpërndaje në: