Ganimete Musliu fyen rënd Ilir Dedën
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu, ka ofenduar rëndë Ilir Dedën.
Në një debat televiziv, ajo ka thënë se Kosova është çliruar më 11 qershor nga dajtë e atij që ka deklaruar se Kosova do të çlirohet më 11 qershor 2017 për herë të dytë, duke ju referuar Ilir Dedës dhe origjinës së nënës së tij, që është serbe, transmeton Magazina.
Akuzat e Musliut, erdhën pasi Deda kishte deklaruar se Kosova do të çlirohet për të dytën herë në ditën e zgjedhjeve më 11 qershor.



