Ganimete Musliu publikon një fotografi: Tuj e k’qyre seri Doniken
Lajmi i ditës së sotme padyshim ishte rikthimi i Donika Kadaj-Bujupit në AAK.
Menjëherë pas konfirmimit të këtij lajmi nga vetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, reagimet për këtë lajm kanë qenë të shumta.
Edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar në lidhje me rikthimin e Donika Kadaj-Bujupit në AAK.
Musliu, ka publikuar një fotografi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebok”, dhe mbishkrimi i saj ishte për deputeten Kadaj-Bujupi.
“Tuj e k’qyre seri Doniken”, ka shkruar Musliu në mbishkrimin e fotografisë.



