Ganimete Musliu: VV s’ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas arrestimit të kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, dhe aktivistëve të kësaj partie.

Musliu ka shkruar në Facebook se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale.

“Në shumë intervista e kam thënë që VV s’ka qenë asnjëherë kundër gjykatës speciale. Ata kanë punu shumë që të bëhet kjo gjykatë. Prandaj nuk e gjeni askund në procesverbale dhe transkripte të Kuvendit votën e tyre kundër. Prandaj sot ata,  japin urdhra që kush do që është kundër gjykatës të përgjaket e të burgoset. Për ditë po e tregojnë fytyrën e vërtetë”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të partisë së tij janë arrestuar, pasi penguan mbarëvajtjen e konferencës së kryetarës së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.