Ganja e PDK-së bëhet avokate e mbretit të tallavasë, Labit

Ganja e PDK-së bëhet avokate e mbretit të tallavasë, Labit

Ganimete Musliu, deputetja shumëvjeçare e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook duke e lavdëruar deputetin e pavarur, Labinot Tahirin.

Tahiri që njihet edhe si këngëtar i moçëm i zhanrit tallava të muzikës, së fundi është dekoruar nga kryeministri Haradinaj me medaljen e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Aktualisht ai po kërkon që t’jua kompenzojë dëmet nga breshëri fermerëve të komunës së tij. Burime të Periskopit bëjnë me dije se gjurmë të ekzistencës së fermerëve janë gjendur edhe në komuna tjera të Republikës së Kosovës.

Sidoqoftë, Musliu e lavdëron angazhimin dhe humanizmin e z.Tahiri, duke e përmendur edhe medaljen e tij. Ajo më tej shton se e ka uruar dhe inkurajuar Tahirin që të vazhdojë me punë të mira.

Kjo mund të jetë një përpjekje e partisë së saj që ta marrë deputetin në fjalë nga duart e AAK-së.

Ky është postimi i plotë:

Kolegu im deputeti Labinot Tahiri perkunder linqimeve dhe pengesave, ai nuk po ndalet duke ju qendruar afer personave qe me se shumti kane nevoje. Per humanizmin dhe angazhimin e tije te pandalshem javen qe shkoj u nderua me medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.
Sot i urova dhe e inkurajova te vazhdoj me pune te mira!

Shpërndaje në: