Gara për Asamble në Prishtinë shumë befasuese: VV edhe më dobët se Arben Vitia

Gara për Asamble në Prishtinë shumë befasuese: VV edhe më dobët se Arben Vitia

Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, Vetëvendosje ka performuar edhe më dobët në Komunën e Prishtinës se sa në zgjedhjet për kryetar komune.

Nga 75 për qind të votave të numëruara, VV i ka fituar vetëm 34,14 për qind të votave.

LDK do t’i ketë 26,54 për qind dhe në rast se fiton Përparim Rama në balotazh del se nuk do të ketë mangësi në Kuvendin Komunal ndaj Arben Vitisë, përcjell Periskopi.

Befasia më e madhe është AAK-ja që ka arritur të marrë 10.29 për qind.

Edhe AKR-ja ka marrë shumë vota për asamble duke fituar 5.7 sosh. /Periskopi

Shpërndaje në: