Gareth Bale mbeti i skuqur kur e kuptoi çka sapo kishte bërë në transmetim direkt pas kualifikimit të Uellsit

Gareth Bale mbeti i skuqur kur e kuptoi çka sapo kishte bërë në transmetim direkt pas kualifikimit të Uellsit

Uellsi u kualifikua për Kampionatin e dytë rresht Evropian.

Skuadra e Ryan Giggsit u desh ta mposhte Hungarinë në ndeshjen e fundit të grupit, të martën mbrëma, për të kaluar në fazën e grupeve të kompeticionit që zhvillohet verën e ardhshme, raporton Periskopi.

Dhe golat në të dy pjesët nga Aaron Ramsey ndikuan që Uellsi të siguronte një fitore 2-0 në Cardiff City Stadium.

Gareth Bale ka qenë shpesh figurë frustruese te Real Madridi, por ai tregoi një anë krejt tjetër mbrëmë.

Gareth Bale during Wales vs Hungary

Ai mbajti një flamur ku shkruhej: “Uellsi, golfi, Real Madridi – në këtë rend,” derisa festoi kualifikimin e skuadrës së tij.

Dhe atij gjithashtu i rrëshqiti gjuha në intervistën pas ndeshjes.

“Ishte koha që ai të kontribonte, apo jo?” tha bale për Ramseyn, para se aksidentalisht të shante.

Shikoni më poshtë.

Bale menjëherë e kuptoi gabimin dhe tha “oops” duke vazhduar intervistën. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: