Gary Lineker ka ripublikuar pamje të Messit në stërvitje dhe janë thjesht bukuri në vete

Gary Lineker ka ripublikuar pamje të Messit në stërvitje dhe janë thjesht bukuri në vete

Vitet e Lionel Messit te Barcelona padyshim ishin prej më madhështoreve që kemi parë ndonjëherë.

Në ngjyrat e famshme të Barcës, Messi theu çdo rekord që mund të thyhej, teksa shënoi gola e fitoi trofe për qejf, transmeton Periskopi.

Përkrah emrave si Xavi dhe Andres Iniesta, Messi formoi partneritet vrasës që do ta dominonte Evropën ndër vite.

Më vonë, Luis Suarez dhe Neymar do të vinin si treshja tmerruese që ridefinoi gjithçka.

Sidoqoftë, vështirë se dikush nga të lartpërmendurit mund ta tejkalojë sa i përket madhështisë superyllin argjentinas.

Pasi Messi së fundmi kaloi natën me trajnerin e Barcelonës, Xavin për ta festuar ditëlindjen e tij, janë ripublikuar pamje të shtatë herë ‘Topit të Artë’.

Në fakt, Messi as që duket se po mundohet por prapë performon në nivel të jashtëzakonshëm. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: