Gary Neville jep tri arsye pse Ronaldo është më i mirë sesa Messi

Gary Neville jep tri arsye pse Ronaldo është më i mirë sesa Messi

Ish mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, është përfshirë në debatin për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit.

Sigurisht, Neville si një ish lojtar i Manchester United dhe shok skuadre me Cristiano Ronaldon, ka zgjedhur këtë të fundit para Leo Messit.

Megjithatë, ai përveç përgjigjes se cili është më i mirë, ka dhënë edhe tri arsye që sipas tij janë kryesoret.

1: Më i kompletuar në pjesën kryesore të lojës (golashënues). 2: Ai fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve. 3: Golat me kombëtare. Këto ishin tri arsyet, përcjell Periskopi.

Lionel Messi në anën tjetër është në rrugë të mirë për të fituar edhe topin e shtatë të artë, derisa Ronaldo këtë vit nuk është as në rrethin e ngushtë për këtë trofe. /Periskopi/

Shpërndaje në: