Gashi: Daçiqi e quajti Prizrenin ‘kryeqytet kulturor të Serbisë’, pastaj me Sarandën ia kallëxuam vendin

Gashi: Daçiqi e quajti Prizrenin ‘kryeqytet kulturor të Serbisë’, pastaj me Sarandën ia kallëxuam vendin

Dje është raportuar për përplasjen e deputetëve tonë, Arben Gashi dhe Saranda Bogujevci me Ivica Daçiqin. Mes disa temave që janë diskutuar, rëndom Daçiqi ka prekur edhe atë të pavarësisë së Kosovës. Gashi ka thënë për kanal10 se Daçiqi përmendi ‘Prizrenin si kryeqytet kulturor të Serbisë’ dhe këtu u përplasën me të.

“Nuk kemi bo kurrgjë të jashtëzakonshme, e kemi bërë punën tonë si deputetë. Ne si vend përfaqësohemi prej delegacioneve jo si mysafirë, pasi s’jemi anëtarë të KiE, por kemi të drejtën e fjalës dhe propozimeve”.

“Besoj edhe zonja Bogujevci ka pasur një paraqitje jashtëzakonisht të mirë, duke biseduar pasi Daçiq në argumentin e tretë që e pati e pati se po përdoren standarde të dyfishta duke mos lejuar që Rusia të merr territore në Ukrainë kurse Serbisë po i merren territore. I thamë që kjo është e pavërtetë dhe s’mund të krahasohen kështu”, theksoi shefi i deputetëve të LDK-së.

Në rrëfimin e tij mbi këtë takim, Gashi tha se “Daçiq pretendoi se vjen nga kryeqyteti kulturor i Serbisë, Prizreni dhe është ndjekur aty”.

“Mendoj që kjo e qiti në pozicion të favorshëm delegacionin e Kosovës dhe shumica e anëtarëve treguan si nga aspekti profesional e njerëzor, e qiti Kosovën në avantazh dhe mendoj se ka qenë një prezantim i dinjitetshëm”, përfundoi Gashi.

 

Shpërndaje në: