Gashi: Deri më tani Agim Veliu është i pari në LDK, ka më së shumti vota të delegatëve

Gashi: Deri më tani Agim Veliu është i pari në LDK, ka më së shumti vota të delegatëve

Analisti Astrit Gashi ka thënë se asnjë nga kandidatët në LDK nuk do ta ketë mundësi që të zgjidhet i vetëm me vota të delegatëve – raporton Periskopi.

Sipas Gashit, asnjë nga kandidatët nuk do t’i ketë 177 vota të delegatëve.

Gashi thotë se deri më tani, nga informatat e burimeve të tij, kandidati që ka 100 vota të delegatëve është nënkryetari i partisë, Agim Veliu.

Në Debat Plus në Rtv Dukagjini, Gashi ka thënë se pas Veliut është Lutfi Haziri me më pak vota.

“Janë 4-5 njerëz në garë. I pari për nga numri i delegatëve rreth 100 është Agim Veliu, pastaj tij Lutfi Haziri me numër të delegatëve me dallim të vogël, pastaj vinë Isa Mustafa, Fatmir Sejdiu, Ukë Rugova,Gazmend Muhaxheri e Avdullah Hoti. Një marrëveshjes mes 3 ose 5 personave do të jetë e domosdoshme”, ka thënë Gashi tutje./PERISKOPI

 

 

Shpërndaje në: