Gashi: E përkrahim edhe komisionin hetimor që e ka propozuar pozita

Gashi: E përkrahim edhe komisionin hetimor që e ka propozuar pozita

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se kjo parti është e hapur që ta mbështesë edhe komisionin hetimor për energjinë të propozuar nga pozita në Kuvendin e Kosovës.

“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u dakorduam se e drejta e opozitës është e pakontestueshme. Më këtë rast kërkesa për formimin e komisionit hetimor parlamentar do të realizohet dhe po ashtu jemi të hapur të formojmë edhe për formimin e komisionit hetimor parlamentar nga radhët e pushtetit”, tha Gashi në një konferencë për media.

Ai konfirmoi se ka pajtim mes pozitës dhe opozitës që sot në Kuvendin e Kosovës të votohen dy komisione hetimore për krizën në energji.

“Kemi pajtim që të formohen dy komisione parlamentare dhe që Kuvendi t’i kthehet normalitetit. Sjellja e papërgjegjshme po shpresoj që ka marrë fund dhe Kuvendi duhet me punën e vet normale në mënyrë që të marrim vendime, miratojmë ligje dhe të kryejmë funksionet e tona kushtetuese dhe politike”, tha më tutje Gashi.

Ai konfirmoi se Driton Selmanaj do të jetë kryesues i komisionit hetimor për krizën energjetike i propozuar nga opozita.

 

Shpërndaje në: