Gashi e sheh Agim Bahtirin joserioz, e Rrustemin e VV’së për Lipjanin të papërgatitur
Arben Gashi nga LDK ka komentuar kandidatët nëpër komuna, ku LDK mund të ketë më shumë gjasa për fitore apo balotazh, transmeton Periskopi.
Gashi në veçanti kandidatët e VV’së në Lipjan dhe Mitrovicë i sheh me skepticizëm.
‘’Agimin nuk e konsideroj kandidat serioz. Si kualitete politike këta dy tjerët janë jashtëzakonisht më t’mirë.’’, tha ai në Debat Plus.
Për Adnan Rrustemin e VV’së, Gashi thotë: Nuk është. E njoh si politikan në Kuvend. Unë vlerësoj se ai nuk është mjaftueshëm i përgatitur për me qenë kryetar.PERISKOPI/