Gashi: Kisha të mbetët si simbol i asaj që përfaqëson, dhunën e kohës në Kosovë

Gashi: Kisha të mbetët si simbol i asaj që përfaqëson, dhunën e kohës në Kosovë

Ish-ministri Dardan Gashi duke folur për telashet e krijuara në Kishën Ortodokse ka thënë se ajo kishë duhet të mbetet si simbol i asaj që përfaqëson, dhunën e kohës në të cilën ka ndodh në Kosovë.

“Zgjidhja e vetme që është propozuar disa herë ka qenë që kjo Kisha Ortodokse Serbe të pranojë që kjo të shndërrohet në diçka tjetër. Kisha Ortodoks serbe duhet të pajtohet me shqiptarët, këtë duhet ta pranojë. Kësaj pune duhet t’i lihet pak kohë, në mënyrë që ata të pranojnë pajtimin me shqiptarët” ka thënë Gashi.

Sipas tij, Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, është kisha Ortodokse Serbe e Serbisë dhe si institucion ka thënë Gashi, këta nuk janë në kuadër të ortodoksëve të Kosovës, por të Serbisë.

“Qeveria e Kosovës po heshtë me mosfillimin e draftimit. Ligji mungon dhe në mungesë të tij kanë dalë shumë keqkuptime. Ne nuk e dimë se si financohet Kisha Ortodokse ashtu sikur një pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës” ka shtuar ai.

Shpërndaje në: