Gashi: Kryeministër, ti refuzove remontin, ti refuzove bylerin e energjisë elektrike, dhe prapë fajin qeveritë e kalume

Gashi: Kryeministër, ti refuzove remontin, ti refuzove bylerin e energjisë elektrike, dhe prapë fajin qeveritë e kalume

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se me tarifat e reja të energjisë elektrike të propozuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji, çmimi i rrymës rritet rreth 300%.

Gashi e akuzoi specifikisht kryeministrin Albin Kurti për deklaratat e tij të mëhershme, përcjell Periskopi

“Sot qytetarët e Kosovës po përballën me një krizë të jashtëzakonshme të rritjes së energjisë elektrike rreth 300%. Pra para një vit kryeministri sot projektonte veten si një magjistar politik që do ta ndryshonte edhe rendin botëror, e kishte krijuar përshtypjen që bota ishte në pritje të tij.  Tash kur kanë kaluar një vit, as nuk është shndërruar një politikan botëror, por u shndërrua në një  politikan që po prodhon përditë problem për vendin e tij.  Kryeministër, ti refuzove remontin, ti refuzove bylerin e energjisë elektrike gjatë verës, ri refuzove gazin amerikan, ti refuzove të gjitha projektet që kanë të bëjnë me thëngjill, që kanë të bëjnë me solar, me ujë me erë,  dhe nuk ofrove asnjë zgjidhje, dhe sort ankohesh që qeveritë e kalume e kanë fajin.”tha Gashi.

Sipas shefit të GP të LDK-së, Kosova me tarifat e reja të energjisë elektrike barazohet me Italinë dhe e tejkalon Francën.

“Me tarifën e re, 21-22 cent, Kosova shkon krahas me Italinë. E lë prapa Francën, Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë, Bullgarinë e vendet tjera”, deklaroi Gashi.

Shpërndaje në: