Gashi: Kurti dhe Osmani nuk kanë guxim, do të krijojnë një arsye që të shkojmë në zgjedhje të reja

Periskopi.com Lajme

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nuk do të jenë të aftë të përfundojnë dialogun me Serbinë.

I pyetur rreth mundësisë se a mund që Kurti të përfundojë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë brenda 5 viteve të ardhshme, ai ka thënë se nuk pret një përfundim gjatë mandatit të tij.

“ Nuk besoj që do e përfundojnë. Nuk kanë aftësi dhe guxim të përballen me këso përgjegjësie”, tha ai në DPT te Fidani në T7.

“Do të krijojnë një arsye që të shkojnë në zgjedhje të reja. Pas zgjedhjeve ata nuk do të jenë fitues dhe do të shikojnë fajtor tjetër. Ndoshta pjesë e ndonjë qeverie por jo si kryesues”, shtoi Gashi.

Ai tutje thotë se ka rënie në besimin në këtë Qeveri.“Po shihen. Ka një zhgënjim masiv me atë se cfarë po bëjnë. Unë do të isha i lumtur që të qeverisë mirë. Unë dhe Kosova nuk humbim asgjë nga qeverisja e tij. Humbim nga paaftësia”, shtoi Gashi. /

Shpërndaje në: