Gashi: Kurti duhet me u tërheq nga politika, e kish shpëtu këtë popull  

Gashi: Kurti duhet me u tërheq nga politika, e kish shpëtu këtë popull  

Analisti Dardan Gashi, thotë se kryeministri Albin Kurti nuk po arrin të pajtohet me vetveten.

Ja cka tha Gazhi në emisionin e debatit të tv Dukagjinit, përcjell Periskopi:

‘Albin Kurti nuk po pajtohet me vetveten, ai i ka pranu krejt këto.

Që në fillim kemi thënë, se qendra e këtij dialogu që e ka nis Kurti është Asociacioni.

Tash, nëse për një moment po i besoj Albin Kurtit, që Borrell dhe Lajcak qenkan në anën e Serbisë, dështim i kujt është ky?

Edhe po qe se është e vërtetë që BE po vepron kundër Kosovës, është faji i Albinit, jo për shkak të Kosovës.

Kurti e ka shfrytëzu këtë situatë tuj e përfshi edhe veriun për politikë të brendshme, para zgjedhjeve lokale, bëjke aksione në veri, të gjitha të pasuksesshme, ka kriju opinion për fushatë, për sondazhe.

Kurti duhet me u tërhjekë prej jetës politike, e kish pshtu një popull. Ky zotëriu, prej fillimit deri në fund e ka luajtë mbrapsht këtë lojë”, tha Gashi./Periskopi

Shpërndaje në: