Gashi: Kurti nuk bëri thirrje që të mos votohet krahu pro-serb në Mal të Zi, përzihet në zgjedhjet e Amerikës e Gjermanisë

Gashi: Kurti nuk bëri thirrje që të mos votohet krahu pro-serb në Mal të Zi, përzihet në zgjedhjet e Amerikës e Gjermanisë

Zyrtari i lartë i PDK-së, Ilir Gashi nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se qëndrimet e Kurtit karshi zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku ai ka dalë publikisht në përkrahje të kandidatit për president Joe Biden janë tendencioze.

Sipas Gashit, këto qëndrime të Kurtit janë me qëllimin për t’i krijuar armiq Kosovës.

Gashi ka pyetur se pse Kurti nuk ka folur për zgjedhjet në Mal të Zi, derisa është pozicionuar në zgjedhjet në Gjermani e SHBA.

Sipas Gashit, Kurti nuk bëri thirrje të mos votohet krahu pro-serb por mbështeti në heshtje Abazoviçin, i cili tani po e formon qeverinë me koalicionin e udhëhequr nga Serbia.

Postimi i plotë:

Albin Kurti, dje nga pozita e Kryeministrit e sot nga pozicioni i opozitarit, thirrjet se për këndë duhet të votojnë shqiptarët jashtë Kosovës, i ka të rrezikshme dhe tendencioze.

Qëllimi i këtyre “qëndrimeve” duket të jetë krijimi i armiqve për Kosovën, dhe jo vetëm.

Nëse Albin Kurti, pati arsye që të përzihet në zgjedhjet në Gjermani, në zgjedhjet në Amerikë, në zgjedhjet në Maqedoni dhe ato në Shqipëri, pse ai nuk foli kurrë për ato në Mal të Zi?!

Pra, dilema është, pse Kurti nuk bëri thirrje për shqiptarët në Malë të Zi, prej nga edhe është ai vet, që mos të votohej krahu pro-serb. Përkundrazi në heshtje mbështeti Abazoviçin, me një koalicion që udhëhiqet nga Kisha Serbe dhe Serbia direkt.
Është e çuditëshme gadishmëria e tij për me fol për krejt këto shtete, e jo për vendin e origjinës.

Shpërndaje në: