Gashi i lumtur me formën e tij te Colorado Rapids (Video)

Gashi i lumtur me formën e tij te Colorado Rapids (Video)

Bashkëlojtari i Tim Howard është duke kaluar në kulmin e karrirës në këtë sezon në fanelën e Colorado Rapids.

“Në momente të tilla nuk mendon gjatë. Kam gjuajtur plot herë gjatë sezonit, por kjo erdhi në çastin e duhur. Ndjehesha mirë sot (dje) dhe i thashë vetes: ‘Jepi, merre topin, gjuaj dhe beso te gjuajtja. Ishte një goditje e mirë dhe u lumturova për golin dhe për ekipin. Dua të falënderoj edhe tifozët, që sot (dje) ishin mbështetje e madhe”, u shpreh 28-vjeçari pas ndeshjes.

“Para takimit folëm të gjithë së bashku dhe thamë që goli i parë është shumë i rëndësishëm. Besuam te vetja dhe bëmë një paraqitje të shkëlqyer. Pas golit, të gjithë vazhduam të besonim gjithnjë e më shumë. Në fund penalltitë janë edhe pak fat, por në përgjithësi ishim të shkëlqyer”, vijoi ai.

Ndërkohë, trajneri i Rapids, Pablo Mastroeni, e komentoi në formë shakaje “perlën” e Gashit: “Sapo e pashë të gjuante, mendova se topi do shkonte jashtë. E kam parë ta bëjë të njëjtën gjuajtje vazhdimisht në stërvitje. Ka goditje të shpejtë dhe përpiqet gjithnjë të gjejë hapësira të ngushta për të provuar nga distanca. Në ndeshje të mëdha duhen lojtarë të mëdhenj për të bërë veprime të mëdha. Lojtarët e mëdhenj duhet të ngjiten në skenë dhe kjo u pa qartë sot (dje)”.

Shkëlzen Gashi nuk është ftuar nga Giani De Biasi për ndeshjet e radhës të Kombëtares Shqiptare. /Periskopi.com

Shpërndaje në: