Gashi – Muratit: Për dallim nga ju, ne i mbështesim marrëveshjet ndërkombëtare

Gashi – Muratit: Për dallim nga ju, ne i mbështesim marrëveshjet ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në seancën e kuvendit deklaroi se mbështesin ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për dallim nga Ministri i Financave Hekuran Murati që sa ishte në opozitë i kundërshtonte.

“Ne si parti opozitare deklarojmë përkrahjen e kësaj marrëveshje por ia rikujtojmë ministrit të Financave se sa ishte në opozitë këto marrëveshjet ndërkombëtare me rëndësi financiare për Kosovën me një zell të jashtëzakonshëm i refuzonte dhe i kundërshtonte”, tha Gashi.

Në rend dite është  Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-060 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tutje tha se këto marrëveshje janë me rëndësi për Kosovën.

“Marrëveshjet ndërkombëtare me rëndësi financiare për Kosovën dhe marrëveshjet strategjike që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve drejtpërdrejt për kualitetin e ajrit janë me rëndëi të veçantë”, tha ai.

 

 

 

Shpërndaje në: