Gashi: Një pjesë e rezultateve të obduksionit do të dërgohen në Angli

“Në si përfaqësues të familjes kemi angazhuar ekspert të mjekësisë ligjore siç është Besim Ymaj nga Shqipëria, Dr Besim Latifaj nga Anglia. Këta kanë marrë pjesë aktive në obduksion janë marrë të gjitha mostrat e nevojshme ku një pjesë e tyre do të dërgohen në Angli”, ka thënë ai.
Gashi ka thënë se tani janë në pritje të rezultateve preliminare të mjekësisë ligjore për të vërtetuar shkakun e vdekjes së Astrit Dehari, i cili është mbajtur në paraburgim në Prizren më një vendim të gjyqtarit të gjykatës Themelore të Prishtinës./Indeksonline/