Gashi: Nuk e di pse u largua Vjosa nga LDK, edhe une isha me mendime ndryshe aty

Gashi: Nuk e di pse u largua Vjosa nga LDK, edhe une isha me mendime ndryshe aty

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Vjosa Osmani gaboi kur iku nga LDK’ja, transmeton Periskopi.

Ai thotë se nuk i di arsyet pse Osmani ndau rrugët me ta.

‘’Ka pasë mundësi në LDK dhe nuk do të gjej më mirë se në LDK. Rrugët janë nda, më vjen keq. Nuk e di, s’mund t’i jap spjegim të saktë. Kanë mujt me u zgjidh këto cështje. Edhe unë kam qenë prej njerëzve me mendim ndryshe në LDK. Nuk u rreshtova prapa Mustafës por prapa LDK’së’’, ka thënë ai në një emision.

‘’Unë kam mendu që Vjosa ka ende hapësirë dhe mund të japë kontribut në LDK. Npdshta rrugët tona bashkohen prap në të ardhen’’PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: