Gashi: Shqetësuese nga çfarë njerëz rrethohet Kurti, s’kanë mendim kritik

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi nga LDK thotë se është shqetësuese se si kryeministri Albin Kurti merr veprime të nxitshme sipas tij, dhe nuk ka njerz rreth tij që e pengojnë, transmeton Periskopi.

‘’Për mua shqetësuese nga cfarë njerëz rrethohet kryeministri. Që e nxisin drejt veprimeve të skajshme. A ka qenë e nevojshme të përdoret kjo forcë. Ka një problem në mënyrën e të menduarit të tyre. Për VV nuk ka një brum apo mendim kritik që mendojnë ndryshe dhe kanë guxim ta shpresin ndryshe dhe kjo është problem’’, tha ai në Debat Plus.

Tutje, rreth zgjedhjeve, Gashi thotë se do të fitojnë por nuk kanë vija të kuqe per parti tjera.

‘’ E pamundur që LDK të afrohet me VV’në. Në ato zgjedhje shkojmë për me fitu dhe do të qeverisim vet ose me ata që mund të kenë përafrim me programet. S’kemi vija të kuqe’’.PERISKOPI/

Shpërndaje në: