Gashi tregon përgatitjet për vitin e ri shkollor në Obiliq

Gashi tregon përgatitjet për vitin e ri shkollor në Obiliq

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar lidhur me ërgatitjet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor në Obiliq.

Sipas tij janë bërë të gjitha përgaditjet si në tekste shkollore poashtu edhe në mbrojtjen e shëndetit të nxënësve e mësimdhënësve.

Postimi i plotë në Facebook:

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, është realizuar procesi i dezinfektimit të të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Obiliqit, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të nxënësëve dhe mësimdhënësëve tanë.

Njëkohësisht, drejtoria komunale e Arsimit ka pajisur shkollat me të gjitha materialet arsimore dhe ato antiCovid-19 (dezinfektues për duar/maska), me këtë rast të gjitha objektet shkollore janë të gatshme për fillimin e procesit mësimor.

Urime dhe suksese!

Xhafer Gashi

Shpërndaje në: