Gati sa nuk eskalon përballja kokë më kokë Wilder-Fury: Shtyrje dhe shkëmbime të rënda

Gati sa nuk eskalon përballja kokë më kokë Wilder-Fury: Shtyrje dhe shkëmbime të rënda

Tyson Fury dhe dhe Deontay Wilder do ta kenë rastin t’i qërojnë hesapet në rimeçin e shumëpritur, pasi përballja e tyre e parë përfundoi me barazim.

Mbrëmë, në MGM Grand Arena të Las Vegasit, dyshja u përballë kokë më kokë ashtu siç e do zakoni dhe e drejtë të themi se u përmbushën pritshmëritë, transmeton Periskopi.

Pati shkëmbime të rënda fjalësh, tensione madje edhe fërkime.

Derisa po i qëndronin njëri-tjetrit në fytyrë, Wilder për një moment e humbi durimin dhe e kapi kundërshtarin nën sqetulla duke e shtyrë tutje.

Por as britaniku nuk qëndroi duarkryq. Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 0:45. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: