Gattuso: Krenar me futbollistët, u eliminuam në ‘San Siro’

Gattuso: Krenar me futbollistët, u eliminuam në ‘San Siro’

Gennaro Gattuso ka thënë se është krenar me paraqitjen që e bënë lojtarët e tij ndaj Arsenalit pavarësisht se humbën takimin me rezultat 3:1

Milani u mposhtë nga Arsenali me rezultat të përgjithshëm 5:1, ndërsa në takimin e luajtur në ‘Emirates’ tregoi tjetër fytyrë krahasuar me atë që tregoi javën e kaluar në ‘San Siro’, shkruan Periskopi.

“Unë jam krenar me futbollistët, kualifikmi ishte humbur në ‘San Siro’. Ajo që më bënë nervoz është se kur ishim 2:1 e pësuam edhe golin e tretë,” ka thënë Gattuso pas ndeshjes.

“Mendoj që skuadra po rritet në Itali dhe ne kemi luajtur mirë në dy ndeshjet ndaj një skuadre si Arsenal. Tani duhet të shkojmë ndeshje për ndeshje dhe të mbledhim sa më shumë pikë në kampionat,” përfundoi tekniku i ‘Rossonerëve’. /Periskopi/

Shpërndaje në: