Gatusso gjenë ngrohtësinë te skuadra: Drejtoi stërvitjen pastaj u nis për funeralin e motrës së tij

Gatusso gjenë ngrohtësinë te skuadra: Drejtoi stërvitjen pastaj u nis për funeralin e motrës së tij

Rino Gattuso është në zi për humbjen e parakohshme të të motrës Francesca, por nuk heq dorë nga Napoli. I kthyer dje nga Gallarate, ku po mbahet ceremonia mortore, tekniku – sipas asaj që bën Repubblica – është përfshirë nga ngrohtësia e lojtarëve të tij, mes të cilëve Koulibaly, Milik e Younes, të parët që i kanë shprehur ngushëllimet nga pranë. Paraditen e sotme Gattuso drejtoi stërvitjen dhe më pas është nisur për në Corigliano, vendin e tij të origjinës, për funeralin e 37 vjecares.

Edhe lojtarët e tij kanë dashur të marrin pjesë në ceremoninë mortore, por për shkak të protokollit rigoroz sanitar janë detyruar të heqin dorë nga dëshira e tyre. Lojtarët në fakt janë ndjerë edhe të përfshirë në këtë rast, në kohën kur lajmi për humbjen e së motrës, e sëmurë prej kohësh, Gattuso e ka marrë në mes të stërvitjes së të martës.

Ringhio e la skuadrën në dorë të krahut të tij të djathtë Gigi Riccio (“Vraponi. Forca, mos ndaloni. Tekniku do këtë gjë nga ne” kanë qenë fjalët e drejtuara për Hysaj e të tjerët”) e bashkë me gruan u nis për në spitalin Busto Arsizio, përpara se të kthehej në Gallarate.

Shpërndaje në: