Gaxherri: Asnjë parti nuk mund ta ndryshoj rendin kushtetues demokratik të ndërtuar me shumë mund

Gaxherri: Asnjë parti nuk mund ta ndryshoj rendin kushtetues demokratik të ndërtuar me shumë mund

Gjykata Kushtetuese ka dalur me përfundim për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri, shkruan Periskopi.

Me vendim njëzëri GJK ka vendosur që Qeveria me mandatar, Avdullah Hotin është kushtetuese.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri në një prononcim për Periskopn tha se ky vendim ka qenë i pritshëm. tutje, thekson se ”Asnjë parti apo individ nuk mund ta ndryshoj këtë rend kushtetues demokratik i ndërtuar me shumë mund.”

”Vendim i pritshëm, LDK nuk i konteston vendimet e asnjë gjykate edhe atëherë kur nuk kanë qenë në favor të saj. Kosova është shtet demokratik parlamentar. Asnjë parti apo individ nuk mund ta ndryshoj këtë rend kushtetues demokratik i ndërtuar me shumë mund. Na mbetet që sa më shpejt ta votojmë qeverinë Hoti dhe të fillojmë punën. Kosovën e presin proçese të vështira, politike e ekonomike. Na priftë e mbara!”, përfundon Gaxherri /Periskopi/

Shpërndaje në: