Gaxherri: Dëshpëruese vizita e Kurtit në ShBA, sinjal se në çfarë niveli janë raportet

Gaxherri: Dëshpëruese vizita e Kurtit në ShBA, sinjal se në çfarë niveli janë raportet

Kryeministri Albin Kurti tash e disa ditë është duke qëndruar në vizitë zyrtare në ShBA, shkruan Periskopi.

E, këto vizita të kryeministrit Albin Kurti në ShBA, Besa Gaxherri e LDK-së i vlerëson si dëshpëruese.

Në një prononcim për Periskopin, Gaxherri tha se Qeveria Kurti është duke treguar se nuk i ka raportet e mira me shtetin mik, ShBA-në.

“Vizita e kryeministrit të Kosovës në SHBA deri sot, janë dëshpëruese. Duhet të presim deri në fund të vizitës të shpresojmë se do këtë ndonjë takim të nivelit të lartë politik. Është e pa pranueshme edhe mos transparenca e zyrës se Kryeministrit, qytetaret e Republikës se Kosovës nuk janë të njoftuar me agjenden e kryeministrit për vizitën në SHBA. Ky është një sinjal se në çfarë niveli i ka kjo qeveri raportet me SHBA. Dua të shpresoj se deri në fund të vizitës, kryeministri i Kosovës do të ketë se paku një takim politik të nivelit të lartë”, tha Gaxherri për Periskopin.

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti në ShBA nuk pati takime të nivelit të lartë me zyrtarët e administratës amerikane dhe për këtë mori kritika të shumta./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: