Gaxherri: Mund të jem në Qeverinë e Kurtit, VV duhet të na japë presidentin

Gaxherri: Mund të jem në Qeverinë e Kurtit, VV duhet të na japë presidentin

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri në një intervistë dhënë për Periskopin ka folur për bisedimet që po i zhvillon partia e saj me Lëvizjen Vetëvendosje për të arritur marrëveshje për koalicion.

Gaxherri thotë se VV duhet të jetë më gjeneroze me LDK-në meqenëse konsideron se nuk është fituese e zgjedhjeve sepse nuk e ka shumicën e votave në Kuvend.

Tutje, ajo nuk përjashtoi mundësinë që të jetë pjesë e qeverisë Kurti.

Intervista e plotë:

Periskopi: Zonja Gaxherri, partia juaj [LDK] dhe VV-ja po e zvarrisin çështjen e koalicionit shkaku i mos-marrëveshjeve për pozita. A keni pasur probleme të ngjashme me partnerët e mëhershëm të koalicioneve?

Besa Gaxherri: Në çdo përpjekje për të lidhur koalicion ka mosmarrveshje,  sfida por secili koalicion ka specifikat e veta. Koalicioni LDK-së deri tani ka qenë në kohën e lejuar dhe të duhur për marrëveshje, tani kjo përpjekje për koalicion ka hyrë në zonën e kuqe që d.m.th koha është e kufizuar. VV pasi që ka dalë subjekti i parë politik ka obligim që të jetë më gjeneroz jo vetëm me LDK por me cilindo subjekt që kish provu koalicion do kishte pasur kërkesa të tilla sepse VV nuk është fituese e zgjedhjeve sepse nuk i ka 51 % të Kuvendit, këtë duhet ta kuptoj VV.

Periskopi: Si dallojnë këto negociata nga ato që keni pasur në të kaluarën me partitë e tjera, AAK-në në kohën e presidentit Rugova dhe me LDK-në pas vdekjes së tij?

Besa Gaxherri: Ka dallime e thashë edhe më lartë sepse çdo koalicion ka specifikat e veta duke u bazuar në kontestin kohor, rrethanat kushtetuese, pra para shpalljes së pavarësisë dhe pas 2008, profili i subjektit, raportet me subjektin, besimi dhe mosbesimi ndaj partnerit etj.

Periskopi:A do të pranonit të ishit pjesë e kabinetit të z.Albin Kurti nëse iu propozon partia juaj?

Besa Gaxherri: Nëse partia ime kërkon nga unë një shërbim të tillë do e shqyrtoja.

Periskopi:A duhet të jenë më të matur Kurti dhe zyrtarët e kësaj partie me deklaratat e ashpëra ndaj LDK-së?

Besa Gaxherri: Kurti dhe VV në përgjithësi duhet të jenë më të matur nëse vërtet e kanë ndërmend të bëjnë koalicion me LDK. VV në qoftë se ka deklaruar publikisht më shumë se një vit se koalicion do bëjë vetëm me LDK-në, atëherë kjo na len me kuptu se vetëm LDK-së i besojnë por në qoftë se nuk po ia besokan presidentin atëhere kjo është një lojë me dy standarde sa e ulët edhe demagogjike e patetike. Si u beka që të kesh partner të vetëm por për president t’i besosh krejt dikujt tjetër??? Andaj VV duhet të jenë më serioz dhe më korrekt me qytetarët e Kosovës. VV duhet të deklarohet se ose i beson LDK ose nuk i beson, sepse ne kemi prit që do ndërtojmë ura të besimit jo vetëm për një mandat, ani pse LDK ka pasur shumë presion, nga VV në kohën kur kemi qeverisë, ne i kemi tejkalu këto ngjarje por nuk i kemi harru. Andaj, VV duhet të jap shumë më shumë shembull që të na bind se janë partner të besueshëm dhe korrekt.

Periskopi:Nëse VV nuk e pranon kushtin e vënë nga LDK, a i shihni zgjedhjet si zgjidhjen e fundit?

Besa Gaxherri: LDK nuk ka kushte, ka kërkesa legjitime. E tërë marrëveshja është politike andaj edhe postet politike duhet të ndahen me marrëveshje politike. Ne jemi zotuar si dy subjekte të qeverisim vendin andaj edhe postet duhet të ndahen mes këtyre dy subjekteve, nuk ka vend as arsye për të tretin. Nuk dua të besoj se budallakia mund të shkoj deri aty sa të shkojmë në zgjedhje sepse me zgjedhje nuk ka zgjidhje të problemit./PERISKOPI/

Shpërndaje në: