Gazeta Britanike: Kurti thotë që Serbia po kërcënon me Luftë të 3 Ballkanike

Gazeta Britanike: Kurti thotë që Serbia po kërcënon me Luftë të 3 Ballkanike

Kryeministri i Kosovës, në një intervistë ekskluzive për gazetën britanike “The Telegraph” ka deklaruar që Serbia po kërcënon me Luftën e 3 Ballkanike.

Kryeministri, siç shkruan The Telegraph, ka akuzuar serbët se po veprojnë “siç kishte vepruar Gjermania mes Luftërave Botërore”.

Kujtojmë që Kurti në çdo raund bisedimesh me Vuçiqin në Bruksel kishte kërkuar një garanci nga ky i fundit se nuk do të sulmohej Kosova ushtarakisht.

Vuçiq nuk kishte pranuar ta jepte një garancë të tillë.

Shpërndaje në: