Gazeta serbe e qet ‘cullak’ Shaqirin: Flet serbisht me bashkëlojtarët

Gazeta serbe e qet ‘cullak’ Shaqirin: Flet serbisht me bashkëlojtarët

Gazeta serbe Kurir, shkruan se provokatori shqiptar e ka bërë një koment në gjuhën e pastër serbe, por menjëherë është penduar fort.

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka dëshmuar se ai shërbehet shkëlqyeshëm me gjuhën e tij amtare serbe!, shkruan Kurir.

Gazeta serbe më tutje shkruan se “zvicerani i natyralizuar, i  lindur në Kosovë dhe Metohi, pas ndeshjes Liverpool – Crvena Zvezda, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e gazetarit të Kurir në gjuhën serbe. Ai aktroi sikur nuk e kuptonte  pyetjen, por tani e ka bërë të qartë sikur drita e diellit se ai shërbehet shkëlqyeshëm  me gjuhën e vendit ku është lindur”.

Sipas gazetës serbe, dëshmia më e  mirë për këtë është komenti që ai e ka bërë në gjuhën serbe në Instagram. Në të vërtetë,  ish-bashkëlojtari i tij nga Stouke City, Erik Pieters, e ka vendosur në Instagram një video-incizim  të një goli, e ndër  komentet e tjera është gjetur edhe një nga Shaqiri, besoni apo jo, në gjuhën serbe.

“Polako brate” (“Ngadalë, vëlla!”), ka shkruar Shaqiri.

Shaqiri u gjet menjëherë në shënjestër të tifozëve futbollistëve nga Serbia. Përveç tjerash, ka pasuar edhe një koment i tillë: “E kujtove origjinën dhe gjuhën tënde amtare?”, shkruan Kurir.

Sigurisht kjo është shpikja e radhës e medieve serbe sa për ta rritur presionin ndaj Shaqirit në prag të ndeshjes ndërmjet Crvena Zvezdas dhe Liverpoolit.

Shpërndaje në: