Gazeta serbe kometon atë që ndodhi mbrëmë në ‘Fadil Vokrri’: E ashtuquajtura Kosovë barazoi me Greqinë

Gazeta serbe kometon atë që ndodhi mbrëmë në ‘Fadil Vokrri’: E ashtuquajtura Kosovë barazoi me Greqinë

Barazimi i Kosovës bën jehonë edhe në mediat serbe, siç është “B92”, e cila shkruan me cinizëm, duke e quajtur Kosovën e ashtuquajtur!

“Përfaqësuesja e ashtuquajturës Kosovë dhe Greqia barazuan 1:1 në Prishtinë në kualifikueset e Kupës së Botës në Katar.

Grekët ishin dy minuta larg triumfit, pasi udhëhoqën me golin e Anastasios Duvijukas në fundin e pjesës së parë.Dukej se pikët do të shkonin në Athinë.

Megjithatë, nuk mendoj kështu sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, i cili barazoi në minutën e dytë të kohës shtesë.

Ai e bëri këtë duke u futur mes dy mbrojtësve dhe duke e futur topin në rrjetën bosh.

Kosovarët arritën vetëm pikën e katërt nga numri i njëjtë i lojërave, dhe grekët arritën të tretën nga tre ndeshje.

Ata janë shumë larg garës për në Katar”, shkruan ky medium.

Shpërndaje në: