Gazeta zvicerane për paradën në Prishtinë: Popullësia është myslimane, por ata ngritën zërin e tyre

Gazeta zvicerane për paradën në Prishtinë: Popullësia është myslimane, por ata ngritën zërin e tyre

“Për shkak se shumica e popullsisë së Kosovës është myslimane, homoseksualët nuk e kanë gjithmonë të lehtë. Megjithatë, ata ngritën zërin e tyre.” Kështu fillon artikulli i të përditshmes zvicerane, “Blick”.

Pjesëtarët e komunitetit LGBT demonstruan për herë të dytë në një paradë të madhe për të drejtat e tyre në Prishtinë.

Pjesëmarrësit kërkuan më shumë liri dhe të drejta të barabarta, tundnin flamujt e ylberit dhe mbanin një flamur me mbishkrimin “Në emër të lirisë”.

“Ndryshe nga parada e parë vitin e kaluar, në këtë që u mbajt të mërkuren munguan politikanët e mëdhenj – me përjashtim të ministres për Integrime Evropiane”,  shkruan Blick.

Poashtu, morën pjesë ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës dhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian.

“Popullsia e Kosovës është kryesisht muslimane. Dashuria e seksit të njejtë shpesh ndesh në një refuzim të ashpër. Një forcë e madhe policore u përdor për të mbrojtur demonstruesit”, shkruan tutje Blick.

Shpërndaje në: