Gazetari i Shëndetësisë: Fatkeqësi për Kosovën e varfër që donacioneve të vaksinave t’ju dalë afati

Gazetari i Shëndetësisë: Fatkeqësi për Kosovën e varfër që donacioneve të vaksinave t’ju dalë afati

Gazetari i njohur që mbulon fushën e shëndetësisë, Bujar Vitija, në një pronocim për Periskopin ka thënë se hudhja në bërllok e 133 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca nga Ministria e Shëndetëisisë është fatkeqësi për Kosovën.

“Është fatkeqësi për Kosovën si vend i varfër që shumicën e vaksinave deri më tani i ka marr donacion, t’ju skadoj afati mbi 133 mijë dozave për shkak se Ministria e Shëndetësisë nuk ka arrit me i administru tek qytetarët. Sigurisht se do të duhej të sqarohej ky rast”, ka thënë ai për Periskopin.

Vitija ka treguar disa faktorë të cilët kanë ndikuar që këto vaksina të mos administrohen tek qytetarët.

Unë konsideroj se janë disa faktorë. E para është papërgjegjësia e Ministrisë së Shëndetësisë duke mos organizuar fushata dhe kampanja për të vetëdijësuar qytetarët në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave Astra Zeneca. E dyta, disa deklarata të papërgjegjshme të deputetëve të Kuvendit në lidhje me afatin e vaksinave në qershor, kanë ndikuar që qytetarët të dyshojnë në lidhje me këto vaksina. Poashtu hezitimi i një pjese të qytetarëve për me marr këtë vaksinë është një nga arsyet pse jemi në këtë situatë.”, ka thënë ai.

Tutje, Vitija po shpreson që kjo gjë të mos ndodhë më sepse Kosova do të marrë në vazhdimësi doza të vaksinës AstraZeneca.

“Së paku të shpresojmë që të mos ndodh sërish, sepse kontigjente prej mijëra doza të vaksinave AZ pritet të vijnë sërish në Kosovë.”, u shpreh ai.

Ndryshe, Kosova po ballafaqohet me mungesë të vaksinave, ku qytetarë të shumtë u ankuan për mungesë të terminëve për vaksinim./Periskopi/

Shpërndaje në: