Gazetari kërkon të masakrohen gazetarët e Periskopit shkaku i Vetëvendosjes

Gazetari kërkon të masakrohen gazetarët e Periskopit shkaku i Vetëvendosjes

Gazetari shqiptar nga Tetova, Emir Hamzai, ka bërë thirrje publike për masakrim të gazetarëve të portalit tonë [dhe të Indeksonline] në stilin e “Charlie Hebdo” që kishte ndodhur në Francë para disa vitesh.

Hamzai duket se është revoltuar me ndonjë prej artikujve të botuar apo të përcjellur nga Periskopi.

Thirrja e tij i kontribuon gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes dhe prandaj është e dënueshme dhe e cenon ashpër lirinë e shprehjes.

Ai pretendon se vetëm në stilin e ngjashëm me masakrën ndaj “Charlie Hebdo” meritojnë të trajtohen gazetarët tanë.

Periskopi në mënyrë të organizuar ka qenë i sulmuar nga grupe të ndryshme politike dhe parapolitike në tri vitet e saj të funksionimit. Gazeta nuk do të pushojë së informuari qytetarët e vendit bazuar në politikën e saj redaktoriale të paanshme dhe korrekte.

Portali është duke u konsultuar me përfaqësues ligjorë që këtë rast ta paraqes në organet e sigurisë në Maqedoni për thirrje për vrasjen e gazetarëve.

Ky është postimi i tij:

 

Shpërndaje në: