Gazetari Lani solidarizohet me Latifin, vesh fjongo gjatë intervistës me ministrin

Gazetari Lani solidarizohet me Latifin, vesh fjongo gjatë intervistës me ministrin

Udhëheqësi i emisionit ‘Frontal’ në T7, Arsim Lani, është solidarizuar me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, duke e veshur edhe ai një kravatë në formë fjongo në intervistën me ministrin.

Latifi gjatë këtyre muajve sa është ministër i Shëndetësisë – dorën në zemër – nuk është se mbahet në mend për ndonjë punë të bërë në Ministri, përveç veshjeve të veçanta me fjongo dhe kaubojka.

I pyetur nga gazetari Lani se përse gjithmonë vesh këtë lloj kravate ai thotë se është më e mirë për kirurgët, përderisa për kaubojka thotë se janë shumë të pushueshme.

“Si kirurg është mirë me pasë këtë lloj të kravatës sepse kur ulesh me pa të sëmurin, ajo kravata tjetër bjen në të sëmurin dhe ka shumë bakterie në të”.

“Këto [kaubojkat] janë shumë të pushueshme, janë të lehta të qëndrueshme. Unë gjithmonë e kam pasë qejf atë jug-perëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ministri Latifi.

Kryeministri Albin Kurti e kishte emëruar Ministër të Shëndetësisë në nëntor të vitit të kaluar, Rifat Latifin, pas dorëheqjes së Arben Vitisë nga kjo pozitë për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës. /Periskopi/

Shpërndaje në: