Gazetari Matoshi shpall Albin Kurtin “njeriun më jokonsistent të të gjitha kohërave”

Gazetari Matoshi shpall Albin Kurtin “njeriun më jokonsistent të të gjitha kohërave”

Analisti dhe gazetari i famshëm me përvojë, Halil Matoshi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook si reagim për deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti.

Kurti deklaroi së fundi se nuk mund të mbylleshin qytetarët që pastaj shteti t’i financonte.

E kjo, sipas Matoshit është një deklaratë inkonsistente.

Analisti shkon më tej duke thënë që Kurti është politikani më jokonsistent në Kosovë, përcjell Periskopi.

Për më tepër, ai thotë se “pushteti populist mbahet me budallë”.

VV është kritikuar për përdorimin e populizmit edhe nga analistë dhe politikanë tjerë në vend.

Statusi i plotë:

Albin, a jemi të vjedhun a të varfun?

1.

Kur duhej manipulu qytetarët për vota, lideri thojke: “Nuk jemi të varfën – jemi të vjedhun”, e kur âsht në pushtet e i duhet me u përgjegj për menagjimin e Pandemisë, për ta shmang mbylljën dhe presionin në rritje nga bizneset dhe qytetarët ai thotë: “Jemi të varfun, nuk mun t’i mbajmë qytetarët”!?

2.

Pushteti popullist mbahet me budallë!

3.

Budallallëku âsht gjendje ngadalësie në perceptim, mungesë mendimi kritik dhe mbi të gjitha marrje e të vërtetave të gatshme, ashtu siç i imponon ni autoritet.

Budallallëku âsht sistem dhe ngadalësi veprimi.

Në anën tjetër Naom Chomsky thotë se për me ulë nivelin emancipues të ni shoqnie, për me e rremby pushtetin e kontrollit, âsht e nevojshme të binden njerëzit se âsht normë me kenë budallë.

P.S.

Njeriu ma jokonsistent të gjitha kohnave, në politikën e Kosovës âsht Albin Kurti.

Por, kjo shoqni e ka mbamendjën të shkurtë, mjerisht!

Shpërndaje në: