Gazetari në Beograd: Ende nuk është sqaruar se çfarë ka bërë Vuçiq në Bruksel

Gazetari në Beograd: Ende nuk është sqaruar se çfarë ka bërë Vuçiq në Bruksel

Gazetari, Idro Seferi përmes një lidhje direkte në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka folur në lidhje me takimin e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Ai është shprehur se ende nuk është sqaruar se çfarë ka bërë presidenti serb në Bruksel.

“Ende nuk është sqaruar se çfarë ka bërë Vuçiq në Bruksel dhe një periudhë më të gjatë, gjatë qëndrimit të tij edhe ditën e sotme dhe se çfarë ka diskutuar, por Petkoviq tha se e ka shtyrë për shkak se ka qenë mjaftë i angazhuar atje në Bruksel dhe se bisedimet atje nuk kanë qenë të lehta, por që sipas tij kjo do sqarohet të dielën”, tha ai.

Tutje, Seferi bëri të ditur se shtypi serb  ka thënë se duket se ka pasur një dakordim me Bashkimin Evropian që të mos ketë deklarata tensionuese gjatë këtyre ditëve.

“Vuçiq kishte thënë edhe dje se brenda 48 orëvë të ardhshme do t’i drejtohet popullit siç thotë ai për të treguar se si është situata, por gjithsesi shtypi serb thotë se duket se ka pasur një dakordim me Bashkimin Evropian që të mos ketë deklarata tensionuese gjatë këtyre ditëve, por t’i lihet hapsirë mundësisë për t’u arritur një marrëveshje”, u shpreh tutje Seferi.

Shpërndaje në: