Gazetari riosh i një portali nis dëshminë në Gjykatën Speciale

Gazetari riosh i një portali nis dëshminë në Gjykatën Speciale

Gazetari Halil Berisha po dëshmon para Gjykatës Speciale për punën e tij si gazetar në portalin Infokus.

Ai është pyetur nëse ka shkruar ndonjëherë për OVL-UÇK-në nga ana e prokurorëve, përcjell Periskopi.

“Si gazetar, për temat që kam shkru, kam kontaktu edhe me personat që kanë qenë pjesë e asaj teme,” – është shprehur z. Berisha, përcjell Periskopi.

Ai është shprehur me fillim se është dërguar në Hagë dhe se ndodhet para Gjykatës Speciale pa dëshirën e tij.

Gazetari u pyet nëse ka qenë i pranishëm edhe në konferencën për shtyp të mbajtur në zyret e OVL-UÇK-së. /Periskopi

Shpërndaje në: